18:55 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Kina ndërton motorin hipersonik që fluturon me 16 herë shpejtësinë e zërit

Një motor hipersonik që mund të udhëtojë me 16 herë shpejtësinë e zërit është testuar me sukses në një tunel ere në Kinë.Prototipi, një motor Soramjet, mund të lejojë udhëtimin në çdo pjesë të botës në më pak se dy orë. 

Studiuesit nga Pekini, që drejtuan projektin, deklaruan se motori mund të përdoret për të furnizuar aeroplanët që ngrihen nga një pistë tradicionale, fluturojnë në orbitë dhe ulen në një aeroport pasi të hyjnë përsëri në atmosferën e planetit. 

Nëse motorë të tillë hipersonikë do të marrin ndonjëherë të drejtën për prodhim, ato mund të përdoren gjithashtu si armë shkatërruese ushtarake. 
Eksperimenti ishte i suksesshëm dhe motori po punonte në mënyrë të qëndrueshme, raporton “South China Morning Pos.