15:55 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Kindle është “biblioteka” më e re e cila ngjan me një iPad

Faqja e internetit Amazon, ka shpallur publikisht ardhjen në treg të një produkti të ri shumë të nevojshëm për admiruesit e leximit. Bëhet fjalë për ‘Kindle-rin’ e ri, i cili është një bibliotekë e vërtetë digjitale në formën e një ipad-i por që përmban vetëm tituj librash në brendësi të tij.

Ai është i pari produkt i këtij lloji me një çmim të ulët dhe me dritë të rregullueshme përpara.

Ndriçimi i ekranit mund të përshtatet me çdo mjedis duke u ndryshuar në mënyrë që të mos na dëmtohet shikimi dhe që të na ofrohet një performancë leximi e kënaqshme.

Pajisja e re gjithashtu ka një dizajn të ri dhe teknologji e-ink (me kontrast të theksuar) pra shkronjat në ngjyrë të zezë janë shumë të dukshme në ‘fletën’ e bardhë të kësaj pajisje.

“Ekipi ynë ka punuar për të sjellë këtë libër aq të dashur nga konsumatorët dhe ne jemi të ngazëllyer për të paraqitur Kindle-in e ri, e para më pak se 100 euro me një dritë të integruar të rregullueshme përpara”, shpjegon Eric Saarnio, kreu i Amazon Devices Europe.

Ky Kindle (libër digjital) është në dispozicion në të bardhë ose të zezë me një çmim prej 79.99 euro, tashmë të vendosur  në www.amazon.it/kindle.

Dërgesat do të fillojnë më 10 prill. Klientët që regjistrohen për ‘Kindle Unlimited’ (një promocion i ofruar nga Amazon) duke filluar nga 10 prilli gjithashtu do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin pa pagesë për 3 muaj.

‘Kindle Unlimited’ ofron mbi 1 milion tituj që i përkasin zhanreve të ndryshme letrare.

Pas tre muajve të parë, kostoja është 9.99 euro në muaj. /Indeksonline/