10:17 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Kinë, disa punëtorë të bllokuar pas shpërthimit në një minierë

Së paku katër punëtorë druhet se janë bllokuar nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë.

Incidenti ndodhi në provincën veriore Shanxi, njoftoi Xinhua News, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.

Autoritetet lokale kanë nisur një operacion emergjent me tetë persona të shpëtuar.

Gjetjet fillestare kanë zbuluar se shpërthimi u shkaktua nga një shpërthim qymyri dhe gazi kur punëtorët e minierës po gërmonin një tunel nëntokësor për një kompani./AA/Indeksonline