16:52 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kinezes i zbathet këpuca gjatë paradës ushtarake, por e mbath përsëri pa e prishur rendin

Një studentes kineze i doli aksidentalisht këpuca e saj gjatë një parade ushtarake, megjithatë arriti ta mbathë atë përsëri pa e prishur rendin.

Trajnimi ushtarak është një kurs i detyrueshëm për studentët e mesëm dhe universitar në Kinë. Zakonisht një deri në dy javë, studentët marrin trajnim për ushtrimet fizike dhe aftësitë bazë të mbijetesës.

Videoja zbavitëse tregon një klasë studentësh, të veshur me uniforma ushtarake, duke marshuar në formacion drejt podiumit, ku shihen mësuesit duke qëndruar.

Gjesti i saj impresionoi dhe zbaviti mësuesit në podium, të cilët shihen duke qeshur.

“Një Kung Fu shumë e mirë”, shkruan një përdorues në internet. “Shkolla ushtarake e ka trajnuar mirë”, shkruan një tjetër. /IndeksOnline/