17:45 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nga Bush tek Rama, ja politikanët që kanë ngrënë këpucët kokës (Video)

Shpërthimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në Kuvend ndaj ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

E kjo për shkak se është e para politikane femër që shpërthen në atë mënyrë duke hedhur gjëra të ndryshme ndaj kryeministrit Edi Rama.

Madje, ajo ka hedhur edhe dy këpucët e saj në drejtim të Ramës por fatmirësisht pa shenjestër.

Por Rama nuk është as politikani i parë e as do të jetë i fundit, që është gjuajtur me këpucë.

Të gjithë e kujtojmë gjuajtjen e famshme të një reporteri ndaj ish-presidentit të SHBA-së George Bush.

Por pavarësisht kësaj, PS ka kërkuar përjashtimin e Monika Kryemadhit për 10 ditë nga Kuvendi.