09:45 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kirurgët s’i përgjigjen grevës: Vazhdojnë punën

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sektori i shëndetësisë do të hyjë sot në grevë 8- orëshe për shkak dërgimit të Ligjit të pagatve në sektorin publik nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Indeksonline.

“.. morën vendim me shumicë votash që me datën 13 dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet greva e përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore  të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me ligjin e ri“, thuhej në komunikatë.

Por kësaj greve nuk iu janë përgjigjur të gjithë.

Kolegjiumi profesional i kirurgëve të SHSKUK-së ka marrë vendimin unanim të mos i përgjigjet kësaj greve të sindikatës së shëndetësisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe për Indeksonline, Arbër Morina, kirurg i përgjithshëm që punon pranë SHSKUK-së në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Ai ka thënë senë këtë klinikë do të vazhdojë puna.

“Në emër të Kolegjiumi të kirurgëve të QKUK-së konfirmoj se ne nuk t’i pergjigjemi grevës dhe do të vazhdojë edhe më tej”, ka thënë Morina për Indeksonline.

Kujtojmë se në fillim të vitit, kirurgët e QKUK-së kishin hyrë në grevë me kërkesën e rritjes së pagës prej koeficientit 8, që i bie 1,200 euro, dyfishin e pagës që ata tashmë kanë.

Ndryshe, që nga sot sektori i shëndetësisë dhe ai i arsimit kanë filluar sot pasi që Gjykata Kushtetuese dje mori vendim për një masë të përkohshme  për Ligjin për pagat deri më 30 mars 2020./Indeksonline/