15:13 / E Martë, 23 Maj 2023 / B O

Kishte emër të veçant, skuadra kosovare nga sot me emër të ri

Skuadra e Ligës së Dytë të Kosovës, KF Australia ka vendosur ta ndërroj emrin. Nga sot, skuadra që ka kengurin në logo do të quhet si KF Mitrovica.

“DIASPORA KTHEHËT NË VENDLINDJE
Të dashur Mitrovicas para jush paraqesim ndryshimin e emrit të Klubit nga KF AUSTRALIA në KF MITROVICA
Jeni të mirëseardhur të bashkëinvestojmë në klubin e qytetit” thuhet në njoftim.

KF Australia rënditet në pozitën e dhjetë në ligën e dytë kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit./Indeksonline/