18:15 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Kishte nevojë të lahej dhe të blinte ca gjëra ushqimore, gruaja thirr ambulancën

Dikush mendon se është krejtësisht e arsyeshme të telefonojë Qendrën e Thirrjeve Emergjente “999”, sepse ka nevojë për ushqim dhe për një dush.

Dispeçeri i ambulancës u zhgënjye aq shumë pasi mori thirrjen dhe e ka ndarë këtë histori në rrjetin sociale në Facebook,  duke thekuar që thirrjet të jenë vetëm nëse kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Në video, Daniel Kenyon në Shërbimin e Ambulancave Verior-Perëndimore, përshkruan marrjen e telefonatës më qesharake ndonjëherë, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi në luftë ‘me jetën’ dhe marrim shumë telefona të rëndësishme. Por, ka edhe të tjera si sot për shembull, një zonjë e cila tha se ajo kishte vetëm djathë dhe qumësht në shtëpi dhe se nuk kishte bërë dush. Kështu, ajo donte një ambulancë të shkonte përreth dhe të bënte pazar për të dhe ta lante atë”, ka thënë ai.

Kenyon dhe punonjësit e tjerë të thirrjeve punojnë me ndërrime për 12 orë duke u përgjigjur rreth 50 deri në 79 thirrje çdo ditë.

Më tej ai thekson: “ Duke kërkuar disa gjëra ushqimore dhe duke pasur nevojë për një dush nuk është arsye për të thirru ‘999’. Bëjeni telefonatën e duhur”, ka shtuar ai./Indeksonline/