18:43 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo bukuroshe ia ka rrëmbyer zemrën futbollistit shqiptar! Çifti kapen “mat” në Miami (Foto)

Që prej ndarjes së tij të bujshme nga Anxhelina Hadërgjonaj, nuk dihet më thuajse asgjë përsa i përket jetës sentimentale të Fatmir Hysenbelliut, djalit të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Por duket se në lidhje me këtë çështje kemi dis atë reja dhe mjaft pikante madje. Hysenbelliu së fundmi ka udhëtuar drejt Miami-t në SHBA, nga ku ka bërë disa postime në Instagram.

Mirëpo, nuk është dashur shumë që në Instagram-in e modeles Megi Ndokaj, gjithashtu të shfaqen thuajse të njëjtat postime, ç’ka do të thotë se dyshja mund të jetë çifti më i ri në showbiz-in shqiptar.

Ata kanë postuar fillimisht pamje nga një pishinë, më pas nga një ekspozitë artistike dhe në fund, nga një club ku dallohen atletet e tyre thuajse të njëjta të markës Gucci ndërkohë që ata kërcejnë.