15:31 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo copë letre e ndryshoi historinë e Barcelonës, ky është personi që e posedon

18 vite më parë, një letër e bardhë, krejt e thjesht u nënshkrua nga zyrtarë të Barcelonës dhe që nga ajo ditë ndryshoi komplet historia e skuadrës katalonase. Bëhet fjalë për kontratën të cilën 18 vite më parë e nënshkroi Lionel Messi, një fëmijë që vuante nga një sindrom i cili nuk e lejonte të rritej.

Ishte viti 2000 kur Messi me familjen e tij dhe përfaqësuesit, Fabian Soldini e Martin Montero erdhën në Spanjë për tu provuar te Barcelona. Megjithatë, Messi u kthye prapë në Rosario duke pritej një telefonatë nga Barcelona.

Me 14 dhjetor, Barca i bëri një telefonatë djaloshit argjentinas duke i thënë se duhej të udhëtonte në Spanjë dhe se do i garanton familjes së tij strehim dhe ushqim.

Nisja e tij për në Spanjë, ishte një nisje e një historie mahnitëse për Barcës dhe për futbollin në përgjithësi. Një djalosh i sëmurë menjëherë filloi të shëndrrohej në një supertalent, superyll dhe një jashtëtokësor të këtij sporti, shkruan Indeksonline.

Më meritori për transferimin e Messit ishte Gaggioli, sot agjent i Asensios të Real Madridit.

Me insistimin e tij, Barcelona nënshkroi me Messin. Madje, Gaggioli edhe sot e posedon kontratën e parë të nënshkruar nga Messi e cila ishte vetëm një letër e thjeshtë.

Gaggioli jeton tani në Andora ku përfaqëson një bankë dhe merret me menaxhimin e disa futbollistëve.

“Kam oferta për ta shitur në ankand kontratën e Messit, por nuk do e bëj asnjëherë. Unë mendoj se kjo copë letre duhet të jetë në muzeun e Barcelonës, dhe jam i gatshëm që të ua ofroi. Kjo copë letra ndryshoi historinë moderne të futbollit” ka thënë Gaggioli./Indeksonline/