21:33 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Kjo do të jetë treshja sulmuese e Barcës për sezonin e ardhshëm

Barcelona po përgatitet për një fillim të ri pas sezonit më të dështuar në 15 vitet e fundit ku për herë të parë ka mbetur pa asnjë trofe.

Presidenti i klubit, Bartomeu ka konfirmuar treshen sulmuese për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Jemi duke llogaritur në Messi, Lenglet, De Jong, Griezmann dhe Dembele në të ardhmen“, ka thënë numri një i Barcës.

Ai ka shtuar se është koha për tu larguar disa emra të mëdhenj, ku ka nënkuptuar se Suarez dhe Alba nuk janë në planët e skuadrës.

Gjithashtu ka folur edhe për Coutinhon, fatin e të cilit e ka lënë në dorë të trajnerit të ardhshëm që me shumë gjasë do të jetë Koeman. /IndeksOnline/