12:00 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / AR

Kjo është arsyeja pse Adele publikuar vetëm 4 albume në 17 vite karrierë

Ndonëse ka një karrierë relativisht të gjatë, ndryshe nga këngëtaret e tjera, Adele ka publikuar vetëm 4 albume dhe jo rastësisht.

Pas suksesit të albumit debutues të vitit 2008 “19”, ajo publikoi “21” në vitin 2011, “25” në vitin 2015 dhe “30” në 2021-shin.

Gjatë një eventi të Hollywood Reporter pak kohë më parë, Adele tha se ndonjëherë pyet veten “nëse njerëzit mendojnë se e kam llogaritur kur duhet të zhdukem për vite me radhë” midis albumeve, ose se ajo është “e pakapshme”.

Arsyeja e vërtetë pse ka publikuar vetëm katër albume deri më sot lidhet me një vendim që mori kur mbeti shtatzënë në kulmin e albumit jashtëzakonisht të suksesshëm të vitit 2011. Asokohe, shumë njerëz thanë se shtatzënia në kohën kur Adele po korrte aq shumë sukses mund të konsiderohej një “vetëvrasje në karrierë”.

Sidoqoftë, Adele theksoi se donte të shkonte kundër idesë se një këngëtar duhet të jetë vazhdimisht i pranishëm për të qenë i suksesshëm.

Sipas saj, në nder të sakrificave të grave para saj, ajo vendosi të ishte po aq e pranishme në shtëpi, referuar përkushtimit ndaj familjes, sa në skenë.