18:29 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja që “El Clasico” zhvillohet nga ora 13:00!?

Ndeshja më e madhe në Botë, mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00.

Shumë ndryshe nga takimet tjera, ndeshja e së shtunës në këtë orarë është për shkak të audiencës në Azi.

Ka shumë tifozë nga vendet si Vietnami dhe Indonezia, ku takimi te këto dy vende fillon nga ora 19:00.

“Ne duhet që t’u japim atyre një mundësi për ta parë El Clasicon, dhe nuk kanë nevojë për t’u zgjuar në mes të natës për ta shikuar këtë ndeshje”, ka thënë kryetari i grupit Carles Ordiales.

Orari i derbit nuk i ka tërhequr shumë tifozët në Europë, por një ndeshje e tillë nuk bën të humbet./IndeksOnline/