14:14 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo është detyra e parë që do bëjë Ardian Gjini si kryetar i Gjakovës

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot zyrtarisht ka e marrë mandatin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme me këtë komunë. Sipas protokollit, pranim – dorëzimi i detyrës është bërë nga nënkryetari i deritashëm i komunës Armend Vokshi.

Pas marrjes së mandatit të të parit të Gjakovës, Gjini do fillojë me vizita që nga dita e nesërme, shkruan Indeksonline.

Në një komunikatë për media të dërguar nga kjo komunë thuhet se Gjini gjatë ditës së nesërme do të vizitojë dy prej ndërmarrjeve publike.

Sipas kësaj agjendë në orë 12:00 ai do vizitojë ngrohtoren e Qytetit, ndërsa në orën 14 do bëj vizitë në KMR “Çabrati”./Indeksonline/