10:31 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ardian Gjini “e ndriçon” Gjakovën me 166 mijë euro!

Ardian Gjini ka vendosur të ‘zdritë’ komunën etij.

Kësaj radhe ai ka kurorëzuar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë N.N.P, “Toni”, nga Drenasi.

Po e njëjta kompani do të kujdeset të rregullojë ndriçimin e kësaj komune.

“Kjo kontratë kornizë tri vjeçare për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, sipas nevojës dhe kërkesave të Komunës.”, vlerëson tutje kontrata.

Në këtë mënyrë, kontraktuesi duhet të kryej punët në pajtueshmëri të plotë me Kushtet e kontratës, specifikacionin teknik të detyrueshëm dhe paramasën me parallogari.

Komuna e cila drejtohet nga Ardian Gjini për këtë kontratë do paguajë 166 mijë e 307 e 30 cent, transmeton Indeksonline.

Sipas kontratës, çmimet e njësive do të jenë fikse dhe nuk do t’i nënshtrohen ndryshimeve për porositë e vendosura nën këtë kontratë publike kornizë. /Indeksonline/