23:23 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gjelbrim

Kjo është e dashura e re e Allegrit (FOTO)

Massimiliano Allegri ka një “flakë” të re që po i “djeg” zemrën. Ajo quhet Nina Lange Barresi dhe është pikasur nga paparacët në shoqërinë e trajnerit të Juventusit.

Sipas raportimeve nga e përjavshmja “Chi”, e cila ka publikuar fotot, e dashura e re e Allegrit është një këshilltare financiare me banim në Zvicër. Jo çuditërisht të dy janë fotografuar në Lugano, teksa kanë bërë një shëtitje dorë për dore nëpër rrugët e qytetit. Është hera e parë që Maks dhe Nina shihen bashkë, edhe pse thashethemet rreth tyre qarkullojnë prej disa kohësh.