10:53 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e rrugëve në Drenas pas reshjeve të borës (Foto)

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se pas reshjeve të borës të cilat kanë vështirësuar lëvizjet e automjeteve në komunikacion, Drejtoresha e kësaj drejtorie, Lumnije Krapi së bashku me organin mbikqyrës dhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Drenasit janë në terren për të hapur rrugët në qendër të qytetit dhe vendbanime.

Dy kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror kanë filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të bëjnë pastrimin e rrugëve kryesore (hedhje kripe dhe rërë), atyre dytësore dhe i janë përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Organi mbikëqyrës ka qenë vazhdimisht në mbikëqyrje të kompanive dhe tani të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë vështirësi në terren.