20:10 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e trotuareve në këtë rrugë të Podujevës [Video]

Reshjet e borës përveç që po vështirësojnë komunikacionin rrugor, kanë bërë që edhe këmbësoreve t’iu vështirësohet ecja nëpër trotuarë.

Kështu, në rrugën “Skenderbeu” në Komunën e Podujevës trotuarët janë në gjendje aspak të rëndë.

Sipas disa video që ka dërguar një lexues i “Indeksonline” në redaksi shihet se si trotuarët janë të mbuluar nga bora dhe kështu qytetarëve iu vështirësohet të kalojnë aty.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/