Kjo është gjendja momentale në Jarinje (Foto)
Policia e Kosovës ka shtuar masat e saja në kufi me Serbinë pas paralajmërimeve të ministrave serb se do ta vizitojnë Kosovën ndonëse nuk kanë lejë nga autoritetet kosovare, raporton Indeksonline.
Aktualisht gjendja e sigurisë është e qetë në këtë pjesë të Kosovës, ndonëse është paralajmëruar se do të intervenojë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në rast të tentim hyrjes së ministrave serb që nuk posedojnë leje hyrëse në Kosovë.
Ekipi i Indeksonline ndodhet në Veri dhe do t’iu mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet që ndodhin në këtë pjesë./Indeksonline/