Kjo është gjendja shëndetësore e Tamra Potocka, notarja e cila kolapsoi në pishinën e Lojërave Olimpike

Një ngjarje shokuese ka ndodhur sot në Lojërat Olimpike ”Paris2024”.
Notarja sllovake, Tamra Potocka u rrëzua në pishinë në mëngjesin e sotëm duke trembur shikuesit e pranishëm, shkruan IndeksOnline.
Ajo ishte duke garuar ë garën individuale në 200 metra, ku u rrëzua dhe stafi mjekësore e largoi nga pishina me një maskë oksigjeni.
Sipas një zyrtareje mjekësore, Potocka pësoi një atak astme dhe nuk kishte një inhalator pranë pishinës.
21-vjeçarja sllovake do të qëndrojë nën mbikëqyrjen mjekësore për disa orë, sipas ekipit olimpik sllovak, për shkak të ashpërsisë së sulmit.
“Tamara ka astmë. I gjithë ky kombinim i tensionit nervor dhe fizik, ndërkohë që ajo nuk kishte inhalatorin e saj menjëherë në dispozicion për t’u përdorur, kontribuoi në krijimin e këtij problemi. Ajo ka marrë oksigjen dhe mjekime të nevojshme, gjendja e saj monitorohet vazhdimisht. Pak minuta më parë, doktori më tha se duhet të monitorohet edhe për disa orë.”, tha në një deklaratë udhëheqësja e ekipit të Sllovakisë, Ivana Lange./IndeksOnline/