16:20 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kjo është kërkesa e firmosur e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me liderët e Luginës së Preshevës, ku edhe u kërkua një draft-rezolutë për bashkimin me Kosovën.

Përfaqësuesit e Luginës presin që draft-rezoluta e paraqitur sot në takimin me presidentin Thaçi, do shkojë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës dhe ajo të votohet nga ky parlament, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, ata u kanë bërë thirrje të gjitha Grupeve Parlamentare të Kosovës, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes, PSD-së, Nisma-s Socialdemokrate, Alternativa dhe gjithë partive të tjera në Parlament që të nxjerrin sa më shpejt të jetë e mundur këtë draft-rezolutë në seancë të jashtëzakonshme dhe të njëjta ta votojnë.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur kërkesën e përfaqësuesve të Luginës dhe nënshkrimin e tyre: