Arrihet marrëveshja për Brexit, brenda dy viteve Britania jashtë Evropës
Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Lajmi është konfirmuar nga Donald Tusk.
Pak para takimit, në Tëitterin e saj Theresa May ka publikuar një letër drejtuar qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar ku edhe i premtonte një kapitull të ri në historinë e vendit të tyre.
Kjo është një marrëveshje për një të ardhme më të ndritshme. Do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshje të reja tregtare dhe të hapim tregje të reja në ekonomitë që po rriten me ritëm të shpejtë në mbarë botën.
Theresa May, kryeministrja e Mbretësisë së Bashkuar
Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u shpreh se kjo ishte një ditë e trishtuar për Europën.
Nuk është moment për t’u gëzuar. Është tragjedi. Por gjithsesi kjo marrëveshjeje sepse është më e mira për Britaninë.
Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian