20:31 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kjo është kombëtarja e parë e eliminuar nga Kupa e Botës

Kombëtarja e Katarit, është skuadra e parë e cila është eliminuar nga Kupa e Botës.

Organizatorët e këtij kampionatin nuk kanë asnjë mundësi për tu kalifikuar në fazën tjetër, shkruan IndeksOnline.

Katari ka dy humbje në dy ndeshje të zhvilluara, dhe edhe nëse arrin fitore ndaj Holandës në ndeshjen e fundit nuk mund të siguroj kualifikimin.

Pas dy ndeshjeve në Grupin A, Holanda dhe Ecuadori kanë nga katër pikë, Senegali 3 pikë, ndërsa Katari zero pikë.

Në garat e Kampionateve Botërore, nga faza e grupeve kualifikohen vetëm dy skuadrat e para dhe kjo bën që Katari edhe matematikisht nuk ka gjasa për kualifikim./IndeksOnline/