09:47 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kjo është kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Pas tri fitoreve radhazi, Distria Krasniqi e preku gjysmëfinalen të garës më të rëndësishme të xhudos.

Ajo mposhti garuesen nga Mongolia Ganbaatar, spanjollen Figueroa dhe në çerekfinale mposhti Kampionen Olimpike aktuale argjentinasen Pareto.

Krasniqi në gjysëmfinale ndeshet me japonezen Funa Tonaki.

Tonaki ka qenë kampione në Kampionatin botëror të xhudos të vitit 2017 që u mbajt në Hungari./Indeksonline/