11:47 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kjo është lagjia me ajrin më të ndotur në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar raportet e evidentimit të ndotjes së ajrit për disa lagje të kryeqytetit për muajt dhjetor dhe janar.

Sipas raporteve, lagjja më e ndotur është Dardania, ku gjatë muajit dhjetor sasia e sulfurit të hidrogjenit ka arritur vlerën mesatare 165.61 ug/m3. Vlerë të ngjashme është shënuar në këtë lagje edhe për muajin janar.

Pas Dardanisë, ndotja më e lartë është shënuar në Kodrën e Trimave. Këto vlera të paraqitura në tabela janë shënuar nga matësit e Komunës së Prishtinës.