15:54 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo është lidhja në mes të depresionit dhe aftësisë njohëse

Një studim i ri, i botuar në revistën “Psychological Medicine”, raporton një lidhje midis depresionit dhe plakjes së përshpejtuar të trurit.

Depresioni mund të ndikojë në cilindo, në çdo fazë të jetës së tyre. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 1 në 6 vetë në Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë depresion në një moment në jetën e tyre.

Shkencëtarët nuk e dinë shkakun e saktë të depresionit, por shumë besojnë se është një kombinim i faktorëve psikologjik, gjenetik, biologjik dhe mjedisor, transmeton Indeksonline.

Disa faktorë të rrezikut tashmë janë të njohur; për shembull, të kesh të afërm të cilët kanë pasur depresion, përjetimi I ngjarjeve traumatike, kalimi nëpër një ndryshim të madh jetësor dhe përdorimi I alkoolit ose drogës.

Depresioni dhe çmenduria

Më parë, shkencëtarët kanë identifikuar një lidhje në mes të depresionit dhe një rritjes së rrezikut të çmendurisë në fazat e më vonshme të jetës.

Një studim i publikuar së fundmi zbuloi se njerëzit me depresion kishin 83 për qind rritje të rrezikut për tu përballur me çrregullime mendore në krahasim me njerëzit që nuk kishin depresion.

I njëjti studim gjithashtu zbuloi se njerëzit që kishin depresion dhe diabet të tipit 2 ishin në rrezik edhe më të lartë të zhvillimit të demencës, me 117 për qind rritje të rrezikut në krahasim me njerëzit që nuk kishin këtë gjendje./Indeksonline/