Kjo është nofka e re e United
Ekipi që menaxhon me faqet e Manchester United në rrjetet sociale i ka vendosur ekipit një nofkë të re.
Tani United po thirret si “FC 4-0”, njofton Klan Kosova.
Kjo për shkak se katër ndeshje të sezonit të ri i ka fituar me këtë rezultat prej katër me zero.
United e ka filluar sezonin në mënyrë të shkëlqyeshme duke u pozicionuar në vend të parë, bashkë me rivalët lokalë, Manchester City-in.