11:28 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo është pasuria e prokurorit më të përfolur në Kosovë, Elez Blakaj (Dokument)

Prokurori Elez Blakaj ishte njëri prej personave që u përfol më së shumti në mediet televizive dhe ato të shkruara rreth hetimit të rastit të tij për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së.

Në deklaratën e tij, nga SHBA-ja, kishte përmendur lidhshmërinë e drejtësisë me politikën në Kosovë.

Mirëpo, sa është pasuria e prokurorit Elezaj. Gjatë kohës kur ushtronte këtë post ai kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasuri të paluajtshme del të jetë në vlerën prej 115 mijë euro, duke përfshirë një banesë, tokë dhe pllac.

Elezaj të deklaruar kishte edhe 1.35 hektarë tokë pune, në vlerë prej 70 mijë euro, të trashëguar nga gjyshi i tij.

“Banesë e blerë prej 72 metrave katrorë, në vlerë prej 35 mijë euro, në vitin 2004. Një pllac i blerë në vitin 2007, në vlerë prej 10 mijë euro”

Blakaj sa ishte në Kosovë posedonte një veturë në vlerën 5 mijë euro. Ndërkaq, nga të hyrat vjetore të deklaruar ishin mbi 26 mijë euro. Ai ka deklaruar rrogën mujore në vlerën 1300 euro. /Indeksonline/