12:57 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo është përgjigja e Kurtit kur pyetet për raportin me Molliqajn

Kryetari i zyrtarizuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar sot edhe për zhvillimet e fundit në këtë lëvizje.

Kurti ka mohuar se ka ndarje në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ka vetëm dorëheqje.

Kurti ndër të tjerash është pyetur edhe për raportin me ish-sekretarin organizativ të Lëvizjes Dardan Molliqaj, i cili kishte kërkuar nga Kurti që të mos garonte për kryetar.

“Jemi të dy deputetë në Grupin Parlamentar të Lëvizjes”, tha Kurti, transmeton Indeksonline.

Kurti insistoi se nuk do të hakmerret ndaj askujt.

Në konferencën e parë pas zgjedhjes kryetar, Kurti ka thënë gjithashtu  se dorëheqjet e disa anëtarëve të kryesisë së partisë nuk tregojnë ndarje në parti./Indeksonline/