Kjo është përqindja e votave të pavlefshme në Mitrovicë
Kandidati i Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, Agim Bahtiri ka fituar zgjedhjet në raundin e dytë me 57.32 për qind të votave të fituara.
Ndërsa, kundër-kandidatja e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi pati 42.67 për qind të votave.
Por, si çdo herë tjetër sfidë po mbesin votat e pavlefshme.
Vetëm në këtë komunë, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor votat të pavlefshme dhe të zbrazëta kanë qenë 3.32 për qind./Indeksonline/