15:24 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është tabela e Vala Super Ligës (Foto)

Kanë përfunduar pothuajse të gjitha ndeshjet e Vala Super Ligës së Kosovës në futboll.

Lideri Llapi i Podujevës ka vazhduar me fitore, duke mposhtur me rezultat të thellë 6 me 1 Besën. Kështu, llapianët vazhdojnë kryesimin me 30 pikë, katër më shumë se pozita e dytë Feronikeli.

Në pozitën e tretë dhe katërt radhiten, Drita me 26 pikë dhe Trepça ’89 me 25 pikë.

Ndeshja e fundit për xhiron e 16-të zhvillohet nesër nga ora 13:00, Prishtina – Vllaznia e Pozheranit./IndeksOnline/