12:46 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kjo është valixhja e dyshimtë tek rruga ‘Bill Clinton’

Që nga ora 10:30 kur Policia e Kosovës ka pranuar informatën, një valixhe e dyshimtë është në Bulevardin ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet e nevojshme dhe po merren me rastin.

Nuk dihet saktësisht se si erdhi kjo valixhe aty, por që pritet që policia më vonë të jap detajet e nevojshme.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni edhe valixhen e dyshimtë, ngjyrë të zezë që gjendet në vendin e ngjarjes./Indeksonline/