17:43 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kjo lagje e Prishtinës qe 7 orë pa energji elektrike!

Shumë qytete të Kosovës, po vazhdojnë të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Këtu, nuk përjashtohet as kryeqyteti, derisa disa lagje të Prishtinës kanë mungesë të enërgjisë elektrike tash e gati 7 orë.

Banorët e lagjes “Arbëria”, nuk janë të furnizuar me rrymë që nga ora 11 e ditës së sotme, ku dhe ka pasur ankesa të vazhdueshme.

Indeksonline, ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e KEK-ut, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur. /Indeksonline/