13:38 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo lëvizje i propozon Thaçit që të jenë pjesë e bisedimeve me Serbinë

Lëvizja Qytetare Vatra i ka propozuar presidentit Thaçi që t’ë bëhen pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Me anë të një letre, Lëvizja Vatra kërkon që të jenë pjesë e ekipit negociator pas këmbënguljes së presidentit për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

“Në Bruksel duhet të ketë përfaqësues nga Lugina! Duke e parë insistimin e Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaqi, që të fus në agjendën e bisedimeve me Serbinë, çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore, gjegjësisht propozimin e tij për bashkim të saj me Republikën e Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra propozon që të përfshihen në ekipin negociator përfaqësues nga Kosova Lindore.

Pjesëmarrja e tyre do të ishte jetike, pasiqë i dinë mirë rrethanat politike e ekonomike të Kosovës Lindore dhe mbi të gjitha ata janë përfaqësues legjitim të dalur nga vota popullore e asaj pjese shqiptare, dhe do të mund të përfaqësonin më denjësisht interesat e tyre” thuhet në kërkesën e Vatras./Indeksonline/