13:08 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo pritet të jetë data e lansimit të Samsung Galaxy S9

Mediat koreane raportojnë se Samsung Galaxy S9 debuton më 27 Shkurt 2018.

Kjo është parë edhe në një video që kompania e lëshoi dje ku u treguan detajet e para të këtij telefoni.

Kjo datë do të përkonte me Kongresin Mobil Botëror vitin e ardhshëm i cili fillon më 26 Shkurt për publikun edhe pse aktivitetet dhe konferencat për shtyp të kompanive mbahen një ditë para./Indeksonline/