17:00 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Kjo rrugë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim në Prishtinë

Një prej rrugëve të kryeqytetit nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim.

‘Holger Pedersen’ është rruga që lidh qendrën me Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se prej nesër fillon asfaltimi i rrugës në fjalë dhe gjashtë zhvillimit të punimeve rruga do të jetë e mbyllur, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Prej nesër fillon asfaltimi i rrugës Holger Pedersen. Gjatë zhvillimit të punimeve ?, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim.

#investimet2019