13:41 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo rrugë u bllokua nga rrëshqitja e dheut

Rruga për Restelicë, Dragash, sot në orët e mëngjesit ka patur erodime dhe rrëshqitje të gurëve dhe dheut dhe rrjedhimisht ka qenë e bllokuar totalisht.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se informatat e këtyre momenteve nga terreni tregojnë se pas ndërhyrjes nga kompania e mirëmbajtjes, tani njëra korësi është e hapur për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Lekaj thotë se kujdesi duhet të jetë i shtuar gjatë lëvizjeve sepse mundësia për tu përsërit situata e njëjtë është e madhe.

Kompania është në detyrë dhe po bënë çdo gjë që është e mundur që të pastrohet komplet zona dhe të lirohet rruga në tërësi./Indeksonline/