10:55 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kjo shprehi është jashtëzakonisht e dëmshme për fytyrën

Një natë e gjatë feste veç argëtimit sjell edhe lodhje. Si pasojë e kësaj, shumica nga ne menjëherë pasi kthehemi në shtëpi hidhemi në shtrat për të fjetur, pa pastruar fytyrën nga grimi i vendosur më parë.

Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për lëkurën e fytyrës dhe sjell dëme madje të pariparueshme, transmeton Indeksonline. Grimi është shumë i dëmshëm nëse nuk pastrohet nga fytyra në fund të ditës, para se të flini gjumë.

Ai shkakton bllokom të poreve të lëkurës dhe shfaqje të puçrrave. Në periudha afatgjata, nëse e praktikoni shpesh të flini me grim në fytyrë, lëkura juaj do të plaket shumë shpejt.

Kushtoni kujdes të veçantë trajtimit të lëkurës së fytyrës duke pastruar gjithmonë në fund të ditës grimin nga fytyra./Indeksonline/