12:36 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo skuadër europiane ka çmimin e biletave më të shtrenjta (Foto)

Gazeta brinake “Mirror” ka bërë një hulumtim për çmimet e biletave në futbollin europian.

Sipas këtij hulumtimi, del se dy skuadrat nga Londra, Arsenal dhe Chelsea kanë biletat më të shtrenjta, 74.9 funta dhe 68.71 funta, transmeton IndeksOnline.

Në top pesë skuadrat me çmimet më të larta hynë: Real Madrid (55.91 funta), Liverpool (55.68 funta) dhe Bayern Munchen (54.92 funta).

Në 30 klubet më të mëdha europiane, skuadra gjermane Stuttgart ka biletën më të lirë, 23.56 funta. Më poshtë e keni listën e plotë: