13:29 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo statistikë e Kombëtares së Kosovës, do t’ju lë “gojëhapur”!

Nuk ka asnjë dyshim se Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke përjetuar piedestalin e vetë në historinë e shkurtër pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

“Dardanët” janë vetëm 2 fitore larg kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020.

Ecuria brilante kishte nisur menjëherë pas përfundimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, më 2017.

Në 18 ndeshjet e fundit, Kosova ka shënuar të paktën 1 gol në 17 prej tyre, shkruan Indeksonline.

Kombëtarja e vetme që ka shpëtuar pa pranuar gol në këtë proces është Azerbajxhani në shtatorin e 2018-ës.

/Indeksonline/