13:38 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klauzolat e rikthimit që mund t’i rikthejnë këta lojtarë te Man Utd për një çmim më të lirë

Klauzolat e rikthimit të lojtarëve janë një mundësi e mrekullueshme për klubet që ta mbrojnë vetveten.

Idea është kur një klub gabon në largimin e një lojtari, e ka mundësinë e rikthimit të tij për një çmim më të lirë se çmimi real.

Manchester Untied ka përvojë këtë aspekt, ku shembulli i rikthimit të Paul Pogbas e tregon këtë më së miri, transmeton IndeksOnline.

Por, çfarë për lojtarët që klubi nga Mançesteri i ka shituar në vitet e fundit – megjithatë vetëm njëri prej tyre është duke shkëlqyer.

Wilfried Zaha

Transferimi i fundit i Sir Alex Ferguson si trajner i Man Unitedit, Zaha nënshkroi kontratë me klubin nga ”Old Traffordd’ në vitin 2013 para se të rikthehej në Crystal Palace në huazim.

Wilfried Zaha of Manchester United

Gjërat nuk funksionuan mirë për të, kështu që ai u shit përfundimisht te klubi londinez, pasi Van Gaal besonte se kishte opsione më të mira në pozitën e tij.

Zaha tani është duke shkëlqyer me Crystal Palacen dhe Manchester Unitedi e ka mundësinë e rikthimit përmes klauzolës në kontratë.

Adnan Januzaj

Reprezentuesi belg u inkuadrua në skuadrën e parë të Man Unitedit kur trajner ishte David Moyes.

Por, me largimin e Moyes, Januzaj dështoi që të vazhdonte me shfaqjen e potencialit të tij.

Aktualisht, ai luan në Sociedad ku ka një klauzolë blerëse prej 60 milionë euro, por Man Unitedi i ka vendosur normalisht edhe atij një klauzolë rikthimi.

Memphis Depay

Manchester Unitedi pagoi 30 milionë funte për transferimin e Depay nga PSV në vitin 2015, por aventura e tij në ”Old Trafford” zgjati vetëm dy vite.

Por, pas dy vitesh, ai u shit në Lyon, ku është duke shkëlqyer në çdo ndeshje.

Sikur në dy rastet e mësipërsme, Mourinho insistoi në një klauzolë rikthimi edhe për Depay./IndeksOnline/