11:11 / E Martë, 24 Maj 2022 / LB

Klinaku i reagon Kurtit, thotë se e ka shfajësuar Vuçiqin për krimet në Kosovë

Kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar ndaj një deklaratë të kryeministrin, Albin Kurti, i cili ka thënë se Millosheviqi nuk e ka pyetur fare asokohe ministrin e tij, Aleksander Vuçiq.

Me këtë deklaratë, Klinaku po vlerëson se Kurti e ka shfajësuar Vuciqin për krimet në Kosovë.

“Albin, nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb, çfarë është kjo”, ka shkruar ndër të tjera Klinaku, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Klinakut:

Sa skandalet janë duke i bërë, vetëm me reagu për çdo ditë!

Albin Kurti e paska shfajësuar Vuçiqin për krimet në Kosovë, duke thënë se Millosheviqi nuk e ka pyetur atë.

Albin, nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb, çfarë është kjo?

Driton Selmanaj paska thënë se Adem Demaçi dhe Albin Kurti kishin hapur zyrë politike të UÇK-së në mes të Prishtinës dhe s’u ndodhi asgjë, kurse profesori dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, Fehmi Agani dhe avokati Bajram Kelmendi ishin vrarë nga forcat serbe edhe pse i përkisnin lëvizjes pacifiste të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Driton, as Ibrahim Rugovën nuk e kanë vra apo jo?