13:52 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Klinë-Munchen-Klinë, “udhëtimi i parë për Evropë” (Foto)

Ditën e djeshme u arrit votimi i ratikimit të demarkacionit me Malin e Zi me 80 vota pro.

Edhe pse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u munduan për katër herë radhazi që me gaz lotsjellës të pamundësojnë arritjen e votimit, kjo gjë u bë.

Pas kësaj të menjëhershme kanë qenë reagimet e qytetarëve, disa prej tyre tejet qesharake, transmeton Indeksonline.

Madje një lexues i Indeksonline ka dërguar një fotografi në të cilën shihet një veturë e shndërruar në ‘taxi’ prej Klinës në Gjermani.

Në fotografi shkruan nisja në ora 06:05, Klinë-Munchen-Klinë. Siç duket përmbushja e njërit prej kushteve të shteti të Kosovës për liberalizim vizash në zonën Shengen u ka rritur qytetarëve shpresën në arritjen e këtij synimi sa më shpejtë./Indeksonline/