10:24 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Klinë: Ngacmohet seksualisht e mitura përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Klinë, nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar seksualisht përmes rrjeteve sociale, viktimën femër e cila është shtetase e Anglisë.

Përveç kësaj, viktima e cila dyshohet të jetë ngacmuar është e moshës së mitur.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/