11:05 / E Martë, 15 Mars 2022 / B O

Klitschko jep lajmin e keq për Ukrainën: Sot në mbrëmje do të ketë shtetrrethim!

Vitali Klitschko ka dhënë lajmin e fundit shqetësues për Ukrainën.

Kryetari i Kievit ka thënë se sot në mbrëmje Kievi do të jetë në shtetrrethim.

“Sot është një moment i vështirë dhe i rrezikshëm.
Sipas vendimit të komandës ushtarake, sot – 15 mars, nga ora 20:00 – Kyivi do të ketë shtetrrethim. Nga sot deri me 17 mars ju lus të qëndroni nën bodrume dhe nën streha të sigurta” thuhet në njoftimin e Klitschkos./Indeksonline/