14:04 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klitschko reagoi menjëherë pas fitores së Joshuas, ja si ia ktheu britaniku

Wladimir Klitscho i ka dërguar mesazh urimi Anthony Joshuas, i cili u bë dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë të boksit të shtunën mbrëma.

Joshua i rifitoi titujt WBO, WBA dhe IBF – të cilët i kishte humbur pas disfatës ndaj Ruizit në meçin e parë mes tyre gjashtë muaj më parë – duke e dominuar meksikanin në një plan të ekzekutuar në mënyrë të përkryer.

Klischko ka kohë të gjatë që është mentor i Joshuas – ndaj të cilit humbi në meçin e vitit 2017 – dhe është ndër të parët që e ka uruar britanikun për fitoren ndaj Ruizit të shtunën.

“Anthony Joshua, attaboy. Vazhdo të bokësosh”, shkroi Klitschko në rrjetet sociale.

Joshua pastaj në replikë ia ktheu: “My G” së bashku me emojin e boksit.

Joshua e ka përdorur Klitschkon si frymëzimin dhe këshilltar jo zyrtar gjatë karrierës së tij.

Pas humbjes turpëruese ndaj Ruizit gjashtë muaj më parë, Klitschko i bëri thirrje Joshuas ta lërë anash telefonin dhe t’i kthehet palestrës për t’u kthyer në majat e boksit.