21:38 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / GF

Kllokoqi pas vendimit të Qeverisë: Gjithë kemi shërby pa pagesë ujë në gotë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që obligon bizneset për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe për monitorim të cilësisë së ujit të destinuar për konsum.

Ai thotë se gjithmonë kanë shërbyer pa pagesë ujë në gotë, derisa shton se e pranojnë vendimin e Qeverisë për hir të qytetarëve, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Edhe pse ne e blejmë ujin prej ujësjellësit, edhe pse gjatë pandemisë nuk na ndihmuan me ulje të TVSH-ës, siç edhe na premtuan, edhe pse të gjitha furnizimet na u shtrejtuan(autoriteti i konkurencës nuk ishte aty kur gastronomëve ju është dashur më së shumëti )

Ne prapë e pranojmë vendimin e qeverisë për hirë të qytetarëve.

E pifshi për shëndet!

P.s edhe pse gjithe kemi sherby pa pagesë ujë ne got