00:03 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Klopp: Arsenali për 10 minuta na mori fitoren

Arsenal ka barazuar në derbin e xhiros në kuadër të xhiros së 17 të Ligës Premier.

Gunners nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë ndaj Liverpoolit me rezultat 3-3.

Vendasit arritën të shkrijnë epërsinë e dy golave të mysafirëve, duke kaluar në epërsi për pesë minuta.

Pas takimit ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke vlerësuar pikën e marrë ndaj Arsenalit.

“Ne u kthyem në lojë dhe shënuam golin e tretë. Një pikë është minimumi që ne e merituam. Për shkak të intensitetit të lojës nuk ishte e lehtë të krijoheshin raste më të qarta. Arsenali vetëm dhjetë minuta bëri lojën e vetë. Ju duhet të jeni të zemëruar me vetveten dhe jo të trishtuar apo të pasigurt”, tha trajneri gjerman.