11:08 / E Premte, 11 Gusht 2023 / LB

Klopp del në konferencë për media dhe njofton blerjen e madhe

Jurgen Klopp është shfaqur në konferencë për media para pak minutash. Trajneri gjerman ka konfirmuar marrëveshjen me Moises Caicedo.

“Mund të konfirmoj se marrëveshja me klubin është rënë dakord. Nuk e di se çfarë është arritur saktësisht me lojtarin, por do të shohim. Nuk mund të ju them asgjë për kohën e prezentimit të tij” ka thënë Klopp.

Ylli i Ekuadorit do të bëhet blerja më e shtrenjt në histori të klubit dhe me shumë gjasë edhe blerja rekorde në Premierligë. 128 milionë euro do t’i paguaj Liverpooli skuadrës së Brighton për 21 vjeçarin./Indeksonline/