75 Mall Live Search
17:45 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / C E

Klopp: Duhet të forcohemi në mesfushë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i shqetësuar me gjendjen e mesfushës së ekipit të tij.

Largimet e Henderson, Fabinhos e Milner kanë lënë boshllëk të madh në mesfushën e “Reds”.

E trajneri gjerman u shpreh se është e rëndësishme të forcohen në atë repart.

Është definitivisht e rëndësishme të forcohemi në mesfushë. Duhet të bëjmë diçka, kjo është e qartë. Jemi duke punuar në zgjidhje. Jemi optimistë dhe të emocionuar gjithashtu”, u shpreh Klopp.